×
  • Lajme
  • Lajme

    Kooperativa “Krusha” pas djegies së hapësirave të saj: S’ka asnjë të lënduar, shpejt do të vazhdojmë punën

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 15:11

    Kooperativa “Krusha” pas djegies së hapësirave të saj, ka dalë me një komunikatë në faqen zyrtare, ku njofton se asnjë person dhe se shumë shpejtë do bëjë riparimet e nevojshme për të vazhduar me procesin e punës.


    Më tej thuhet se fuqia e grave të Krushës së Madhe, të cilat janë ngritur mbi tragjedinë që u ka shkaktuar lufta, do vërtetohet edhe kësaj radhe, shkruan Reporteri.net.

    Ishte Reporteri.net media e parë që raporti për djegien e kooperativës, ku konfirmimin e dha drejtori i Policisë rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta mbshtesë ringirtjen e kooperativës.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar konsumatorë, me keqardhje ju njoftojmë për incidentin dhe djegien e hapësirave të Kooperativës Bujqësore “Krusha”!

    Ju informojmë që nuk ka asnjë të lënduar dhe kooperativa shumë shpejtë do bëjë riparimet e nevojshme për të vazhduar me procesin e punës.

    Lusim mediat të kenë kujdes të shtuar dhe të mos përhapin dezinformata sepse nuk ka asnjë të lënduar dhe situata është në kontroll.

    Ne do vazhdojmë të jemi storie suksesi, falënderojmë të gjithë qytetarët vullnetarë që na dolën në ndihmë dhe ekipin e zjarrfikësve nga komuna e Rahovecit.

    Fuqia e grave të Krushës së Madhe, të cilat janë ngritur mbi tragjedinë që u ka shkaktuar lufta, do vërtetohet edhe kësaj radhe, ne nuk zmbrapseni para sfidave, edhe këtë situatë e kapërcejmë shpejtë.

    Vazhdojmë me punë!

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!