Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nga sot deri me 17 maj do të jetë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim të bërë, Ministri Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite do të ketë takim me homologun e tij, Leo Docherty ku dhe do të nënshkruajnë një marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Po ashtu, Maqedonci do të ketë takime me zyrtar të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.
Postimi:
Nga data 15 deri më 17 maj, do të jem për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë vizitës do të kem takim zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar me Ministrin e Forcave të Armatosura, z. Leo Docherty me të cilin do të nënshkruajmë edhe Marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Po ashtu do të kem takime me zyrtar të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.
Do të vizitoj Ambasadën e Kosovës ku do të kem takim me bashkëatdhetarët tanë si dhe do të vizitoj kontingjentin e FSK-së që po zhvillon trajnim për trupat ukrainase në kuadër të operacionit Interflex.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.