Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është shprehur i kënaqur që ka marrë pjesë në takimin e sotëm të ambasadorëve dhe të 28 shefave të misioneve bashkë me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.
Në një postim të bërë në platformën “X”, Hovenier ka deklaruar se ShBA-ja mbetet e vendosur për të mbështetur KFOR-in.
“Jam i kënaqur të bashkohem me kolegët e mi që përfaqësojnë vendet kontribuuese në KFOR, sot në konferencën periodike të COMKFOR-it. SHBA-ja mbetet e vendosur të mbështesë misioni e KFOR-it për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të qetë dhe të sigurt për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Hovenier në “X”./Reporteri.net/
Pleased to join my colleagues representing contributing nations to @NATO_KFOR mission today for COMKFOR’s periodic briefing. The U.S. remains firmly committed to supporting @NATO's KFOR Mission of ensuring freedom of movement and a safe and secure environment to promote security… pic.twitter.com/BnLA5zeSnG
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 15, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.