Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e shtruar nga kryeministri malazes, Milojko Spajiq, në Kotor të Malit të Zi, ku edhe po mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ai shihet duke shtrënguar duart me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien dhe kryeministrin e Malit të Zi.
Ai ka thënë se gjatë këtij samiti do të diskutojë për përparimin në agjendën e platformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale.
“Ne do të diskutojmë përparimin tonë në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në Procesin e Berlinit”, ka shkruar Kurti në “X”.
Shkuarjen e Kurtit në Kotor e ka konfirmuar ZKM përmes një komunikate, ku thuhet se sonte kryeministri do të marrë pjesë në darkën e liderëve të shtruar nga kryeministri malazez, Milojko Spajic.
Në fotografi shihet se në dakrë kanë qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien.
I am in Kotor 🇲🇪 for the 3rd meeting this year of the WB6 on the EU Growth Plan alongside 🇪🇺 & 🇺🇸.
We will discuss our progress on the EU Growth Plan Reform Agenda & regional issues, including the state of implementation of the agreements we have reached in the Berlin Process. pic.twitter.com/X3LMKqBSA8
— Albin Kurti (@albinkurti) May 15, 2024