Kryeministri sllovak, Robert Fico është jashtë rrezikut për jetë, tha zëvendëskryeministri i Sllovakisë.
Tomas Taraba i tha BBC-së se operacioni i Fico kishte shkuar “mirë”.
Më herët ministri i mbrojtjes tha se Fico “po luftonte për jetën” pasi u plagos rëndë në një sulm në qytetin e vogël Handlova.
Një i dyshuar është ndaluar në vendin e ngjarjes.
Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht.
Pas të shtënave, Fico u dërgua me urgjencë në spital dhe kaloi disa orë në operacion “duke luftuar për jetën”, sipas ministrit të Mbrojtjes Robert Kalinak, i cili foli në një konferencë shtypi nga jashtë spitalit ku Fico po trajtohej të mërkurën.
Zëvendëskryeministri Taraba shtoi se kryeministri u qëllua “nga shumë afër” dhe se “një plumb kaloi në stomak dhe i dyti goditi kyçin”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.