×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti në Mal të Zi

    O’Brien: SHBA mbështet fuqimisht planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 10:29

    Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien tha sot se SHBA-ja mbështet fuqishëm Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, sepse ai nënkupton një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendet.

    Para fillimit të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Kotorr, ai tha se bëhet fjalë për katër liri – njerëz, mallra, kapital dhe shërbime, për të lëvizur përtej kufijve.

    “Vendet që plotësojnë kushtet e tyre të reformës do t’i bashkohen Zonës Evropiane të Pagesave, e cila do të ulë kostot me ndoshta shtatë për qind sa herë që dikush dërgon para. Kjo do të ulë koston e huamarrjes, e cila do t’i lejojë bizneset të zgjerohen. Kjo ka të bëjë me shfaqjen e përfitimeve për qytetarët e rajonit për t’iu bashkuar tregut evropian”, tha O’Brien.

    Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (BE), ku po diskutohet për Planin e Rritjes për këtë rajon, po mbahet në Kotor të Malit të Zi më 16 maj.

    Në këtë samit, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

    Samiti po organizohet nën sloganin: “Një rajon, vizion i përbashkët”.

    Më herët gjatë këtij muaji, Këshilli i BE-së miratoi Planin e Rritjes Ekonomike, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, që i dedikohet mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Planin synon përshpejtimin e reformave dhe rritjen ekonomike në rajon. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!