×
  • Sport
  • Sport

    Deklarata e Lennox Lewis, Fury apo Usyk, kush e fiton meçin e madh sipas tij?

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 13:52

    Legjenda e boksit Lennox Lewis beson se Tyson Fury do të jetë shumë i fortë për Oleksandr Usyk në ndeshjen e padiskutueshme për titullin e peshave të rënda të shtunën në Arabinë Saudite.

    Të katër rripat janë në dispozicion në Riad, pasi kampionët e pamposhtur Fury dhe Usyk i vendosin të gjitha në linjë dhe Lewis – njeriu i fundit që është mbret i padiskutueshëm i peshave të rënda,  beson se Fury ka avantazhin.

    “Unë jam një fans i Tyson,” tha Lewis për Daily Mail . “Por më pyesni se kush do të triumfojë dhe gjykimi im profesional është Fury. Dhe jo vetëm sepse ai është më i madh në aspektin fizik. Usyk është shumë i zgjuar, me lëvizje të shkëlqyera. Dhe ai është i shpejtë. Por Tyson është një atlet i mrekullueshëm për një njeri kaq të madh në dukje, ka aftësi të jashtëzakonshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!