Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as sot të votojnë për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, përcjell Reporteri.net.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk pati kuorum për votimin e kësaj pike dhe ajo është shtyrë për seancën tjetër.
“Nuk kem i mundësi ta trajtojmë çështjen më tutje, amendamenti 4 qe ti trajtojmë amendamentet tjera, mbetet për një seancë tjetër edhe kjo”, ka thënë Konjufca.
Edhe një herë më herët ishte tentuar të miratohej ky projektligj, i cili ngjalli debat të madh dhe krijoi mospajtime në mesin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Dështon sërish votimi i projektligjit për fertilizimin e asistuar mjekësor
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.