Një person është gjetur i gjallë në bodrumin e fqinjit pasi ishte zhdukur para 26 vjetësh, shkruan BBC.
Omar bin Omran ishte zhdukur nga Djelfa në Algjeri, gjatë luftës civile në vitet ’90, kur ai ishte adoleshent.
Tani 45-vjeçar, bin Omran është gjetur i gjallë vetëm 200 metra larg shtëpisë ku është rritur, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Zyrtarët kanë konfirmuar se kanë arrestuar një 61-vjeçar si të dyshuar për burgosjen e tij.
Familja e tij frikësohej se ishte në mesin e 200 mijë të vrarëve ose 20 mijë të kidnapuarve.
Omran ka thënë se i kishte parë disa herë anëtarët e familjes nga bodrumi ku po qëndronte, por e kishte të pamundur t’i thërriste për shkak të “magjisë që i kishte bërë fqinji i tij”.
Nëna i ka vdekur në vitin 2013.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.