×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Bënin gara të shpejtësisë, dënohen me nga 500 euro dy shoferë në Ferizaj

    Reporteri
    18 Maj 2024 | 11:35

    Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët : B.O (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe A.R ( M/K) i moshës 20 vjeçar, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

    Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.

    Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

    “Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!