Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, nga Gjilani ku ka mbajtur një konferencë për media ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka thënë se Kurti nuk ka guxim që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, shkruan Reporteri.net.
“Një kryeministër që nuk guxon ta dërgojë vendimin e vet në Gjykatë Kushtetuese. Nuk mund ta dërgojë, nuk guxon”, tha ai.
“S’po guxon një vendim të qeverisë ta dërgojë në gjykatë, të ia besojë burrave dhe grave që janë niveli më i lartë i drejtësisë që lidhet me Kushtetutën”, ka thënë Haziri në një konferencë për media. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.