×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ditmir Bushati tregon nëse do të drejtojë Vetëvendosjen në Shqipëri

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 19:02

    Ish- Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka bërë disa deklarata të forta këtë të enjte përmes një interviste në Zërin e Amerikës, nga ku ka deklaruar se ka ardhur koha që duhen hedhur hapa drejt demokratizimit të Partisë Socialiste.


    Bushati ka përdorur terma si “garë reale” apo “sistem merite” duke iu drejtuar pikërisht Partisë Socialiste e indirekt kryeministrit, me të cilin ka patur jo pak debate javët e fundit.

    I pyetur për një largim të mundshëm nga PS dhe një angazhim apo përfshirje në Lëvizjen Vetëvendosje, Bushati ka thënë se kjo nuk do të ndodh.

    “Me Vetëvendosjen, me Albinin, por jo vetëm, me të gjithë spektrin politik shqiptar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, unë kam kultivuar marrëdhënie profesionale, mbi të gjitha njerëzore të mira, edhe për shkak të funksionimit tim shtetëror të mëparshëm si Ministër i Jashtëm. I uroj suksese atyre”, tha Bushati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!