Një përleshje ka ndodhur mes disa familjarëve në qytetin e Shtimes, ku tre prej tyre kanë përfunduar në spital.
Nga Policia e Ferizajt kanë konfirmuar për Reporteri.net se tre persona kanë mbetur të lënduar nga kjo përleshje, të cilët janë dërguar për shërim në spitalin e Ferizajt.
“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ’12 Qershori’ në Shtime. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, kanë thënë nga Policia e Ferizajt për Reporteri.net
Policia tutje thotë se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurorit i shtetit dhe rasti po hetohet.
Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar foto ku shihen prani e shumtë e Policisë tek spitali i Ferizajt ku janë dërguar personat e lënduar.