×
  • Lajme
  • Lajme

    Pa leje e pa regjistrim, policia në Pejë sekuestron 19 motoçikleta

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 11:29

    Policia në Pejë në vazhdimësi të implementimit të planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës” të realizuar të shtunën e 18 majit, ka sekuestruar 19 motoçikleta të ndryshme, shkruan Reporteri.net.

    Krahas kësaj, policia u ka shqiptuar edhe gjoba shoferëve për mos-posedim të lejës për vozitje, por edhe për ngasje të mjetit pa regjistrim.

    Komunikata:

    Sekuestrohen nёntёmbёdhjetё (19) motoçikleta nga Policia nё Pejё

    Pejë, 20 maj 2024

    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar me datën 18/19.05.2024, nё qytetin e Pejёs.

    Nё kёtё plan i cili do tё vazhdoj tё implementohet edhe nё ditët nё vijim. Me datë 18/19.05.2024 nga njësitet e DRP Pejё, janё sekuestruar:

     Nёntёmbёdhjetё (19) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.

    Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.

    Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!