Shefja e grupit parlamentar të VV-së, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se s’ka pasur kërkesë zyrtare për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ajo tha se opozita duhet të ketë unitet, dhe ata patjetër se më pas do të mbështesin, por se siç tha ajo me vetëm një grup parlamentar një gjë e tillë nuk mund të bëhet.
“Jemi deklaruar si pozitë që në rast se ka unitet në grupet paralmentare të opozitës për shpërndarje ne e mbështesim. E kemi thënë që skemi frikë nga shkuarja në zgjedhje, por smund ta bëjmë këtë vetëm me njërin grup parlamentar, duhet të ketë unitet. Konsiderojmë që kjo qeveri i ka plotësuar kushtet për një mandat të plotë. Nuk ka kuptim të mbështet vetëm një grup opozitar”, tha Kusari-Lila.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, ka folur edhe për mosfutjen në agjendë të Kosovës në Këshill të Evropës, ku tha se vendit tonë i janë bërë padrejtësi të ndryshme që kur Kosova fitoi pavarësinë.
Mirëpo, Kusari-Lila theksoi se Kosova është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha të drejtave të komuniteteve dhe rrugëtimin e saj për integrim të plot.
“Kosova në fakt ka përjetuar gjatë rrugëtimit të saj, padrejtësi të natyrave të ndryshme që në procesin e integrimit. Derisa ka qenë e qartë se çka është kërkuar, ai standard ka ndryshuar, siç kishte ndryshuar dikur standardi për liberalizimin e vizave me kushte dhe kritere të ndryshme. Kosova mbetet e përkushtuar në zbatimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve, dhe rrugëtimin e saj për integrim të plotë. Jemi të zhgënjyer me çfarë ndodhi. Por kjo nuk na zbras nga përpjekjet e plotësimit të të gjitha standardeve që kanë të bëjnë me rendin e ligjin. Sishte hera e parë që Kosova u ballafaqua me një standard shtesë. Është e paprecendentë që të kthehet një vendim i Asamblesë Parlamentare të mos trajtohet në këshillin e ministrave siç ndodhi”, tha Kusari-Lila.
“Obligimet që i kemi marrë, dhe Kosova ndër vite ka deklaruar që janë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, por të gjitha”, tha ajo./Reporteri.net/
Këtë javë dy seanca në Kuvend, debat për tri vjet të qeverisë Kurti