×
  • Lajme
  • Lajme / Shiu i rrëmbyeshëm

    Pas reshjeve, ministria thotë se situata është nën kontroll

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 14:39

    Pas të reshurave të shiut që kanë ndodhur në orët e para të së hënës në Kosovë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra së bashku me zëvendësuesin e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Abdullahun dhe kryeinspektorin për Menaxhimin e Emergjencave, Kastriot Lajqi, kanë dalë në terren për ta parë nga afër gjendjen dhe punën e zjarrfikësve.

    Zëvendësministri Dobra më këtë rast ka vizituar disa zona, në veçanti pikën në  lagjen Veternik dhe fshatin Dobratin të komunës së Graçanicës.

    Dobra ka konstatuar se të gjitha njësitet e zjarrfikësve janë mobilizuar plotësisht për të menaxhuar situatën dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që janë prekur nga kjo situatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!