×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Triumf Rizës për arratisjen e Sekiraqës: Fajin e ka sistemi gjyqësor, lëshim i pafalshëm

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 14:53

    Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, ka thënë se fajin për arratisjen e Enver Sekiraqës nga arresti shtëpia e ka sistemi gjyqësor.

    Në Klan Kosova, ai ka deklaruar se prokurori i rastit në fjalë e ka bërë punën siç duhej, duke qenë me kërkesat e njëjta për rastin në fjalë si të familjes Riza.

    “Ky ishte një proces tepër i gjatë, ai u dënua për të tretën herë. Për arratisjen e tij për atë që ka ndodhur është dashtë sistemi i drejtësisë të merret me këtë punë si këshilli prokurorial dhe ai gjyqësor, t’i shqyrtojnë ato gabime që i kanë bërë”, ka thënë Shefqet Riza.

    “Unë kam kundërshtuar që të mos lirohet disa herë, unë si palë e dëmtuar kam kundërshtuar por me ngulm ka kundërshtuar edhe vet prokurori special, prokurori dhe unë e kemi bërë punën, ashtu siç duhet. Por vendimi i Gjykatës ka qenë krejt tjetër, atë vendim e ka marrë në një mbrëmje kur ne nuk e kemi ditur fare. Ky është lëshim i sistemit të gjyqësisë dhe është e pafalshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!