×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Nuk respektuan semaforin, policia në Prishtinë shqiptoi 135 gjoba për katër ditë

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 15:30

    Policia e Rajonit të Prishtinës, për katër ditë, data 13-17 maj, ka shqiptuar 200 gjoba në trafik, e që sipas njoftimit thuhet se 135 prej tyre janë për mosrespektim të semaforëve, shkruan Reporteri.net.

    Komunikata:

    Vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik

    Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të automjeteve që nuk po respektojnë sinjalizimin e semaforëve.

    Që nga data 13 maj deri me 17 maj 2024, në kuadër të këtij plani, janë shqiptuar 200 gjoba, prej tyre për 135 për mos respektim të semaforëve, ndërsa tjerat gjoba për kundërvajtje të tjera(përdorim telefoni, rreshtim jo i duhur, për rrip të sigurisë etj.).

    Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!