×
  • Lajme
  • Lajme / Refuzimi i ftesës

    Abdixhiku i hatruar me Kurtin: Më tha që jam bashkëpunëtor i Serbisë, unë fjalët i marr seriozisht

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 21:13

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për refuzimin e ftesës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për takim javën që shkoi, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Abdixhiku është shprehur se s’kishte vërtetësi në ftesën për bashkëpunim, por që sipas tij ishte një kërkesë për instrumentalizim.

    Ai pohoi se Kurti i ka thënë që është bashkëpunëtor i Serbisë, duke shtuar se fjalët në politikë i merr seriozisht.

    Në ditën që ai e ka konsideruar LDK’në bashkëpunëtore të Serbisë. Pra në atë seancë kur më është drejtuar mua që Serbia po iu kërkon juve, unë i marr të vërteta ato fjalë. Atë ditë kam qenë i rrethuar, në njërën anë nga komandanti i Koshares Anton Quni, luftëtar i lirisë, në anën tjetër nga akademiku Shala dhe poashtu afër kam pasë një nënë të një pesë vjecares, deputeten Kica Xhelili. E në qoftë se ne jemi bashkëpuntorë të Serbisë, t’i s’duhesh me na taku në takim fare. Unë në politikë i marr fjalët seriozisht. Ose duhet me dalë me thënë ‘shiko, kam mashtru për arsye të ulëta populliste’ ose ‘unë i qëndroj këtyre bindjeve dhe nuk kam çka takohem me ta, se po besoj që ti je argat i Serbisë e Serbia të takon ty, unë nuk të ftoj në takim fare’. Në fakt, ti ke rreziku jetën e njerëzve të LDK’së me këto deklarata. Përveç gjuhës polarizuese, ndarëse, përçarëse, videove të propagandës, tani takon takim. Për çfarë? Për instrumentalizim? Dhe atë në një javë kritike për Republikën e Kosovës. Darka e vetme që atë natë kryeministri Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, është dashur të hajë me ndonjë kryeministër evropian i vendeve aleate për ta bindur që Kosova të anëtarësohet”, ka thënë Abdixhiku në T7.

    Ai shtoi se Kurti “nuk e kishte gajlen e shtetit, e kishte gajlen e vetes”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!