×
  • Lajme
  • Lajme / Misioni paqeruajtës

    Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 9:52

    Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR) .

    Në ceremoninë që do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Georgi Izmirliev” në Blagoevgrad, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë.

    “Rreth 100 pjesëtarë të shërbimit ushtarak, kryesisht nga Komanda e Brigadës së 3-të në Blagoevgrad, do të dislokohen për operacionet e Forcës së NATO-s në Kosovë.

    Kontingjenti i Bullgarisë do të angazhohet në aktivitete që synojnë të mbështesin përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë”, raportoi agjencia bullgare e lajmeve “Novinite”.

    Kujtojmë se ditën e djeshme edhe Kraocia dërgoi kontingjentin e 41-të të Forcave të Armatosura Kroate (HRVCON) në operacionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.

    Kontingjenti përbëhet nga pjesëtarë të Këmbësorisë së Motorizuar, të Njësitit të Aviacionit, Njësitit ISR, Njësitit të Shtabit, elementë të mbështetjes logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor. /Reporteri.net/

    Kroacia dërgoi një kontingjent shtesë ushtarësh në Kosovë, ministri kroat: Situata e sigurisë nuk është ajo që do të dëshironim të ishte

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!