Në pronën e një personi në Rahovec janë gjetur disa bimë kanabis ativa, ku njësitet e DHTN-së kanë vërejtur se ato nuk janë të mirëmbajtura, duke ngritur dyshimet se kanë mbirë vetvetiu, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa bimët janë shkatërruar në vend te ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE
Rahovec / 20.05.2024 – 11:30. Në pronën e dëshmitarit mashkull kosovar janë gjetur disa bimë kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e DHTN-së të cilët kanë vërejtur se bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura, gjë që ngrit dyshimet se janë bimë të egra të cilat mbijnë vetvetiu. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa bimët janë shkatërruar në vend te ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.