×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër raste të dhunës në familje të raportuara brenda 24 orëve në Kosovë

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 10:55

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Nga një rast është raportuar në Gjilan dhe Gjakovë, derisa dy të tjerë kanë qenë në Pejë.

    Nga këto raste të raportuara, tre persona janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    Gjilan / 20.05.2024 – 16:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti kishte sulmuar familjarët e tij si dhe kishte demoluar disa orendi nëpër shtëpi. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Pejë / 20.05.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se në gjendje të dehur kishte demoluar orenditë nëpër shtëpi si dhe kishte kanosur familjarët e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Pejë / 20.05.2024 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Gjakovë / 20.05.2024 – 14:00. Një mashkull kosovar dhe një femër kosovare janë arrestuar për arsyer se ishin përleshur fizikisht ndërmjet vete. Pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!