×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet në Has rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 10:53

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë, në rajonin e Hasit.

    Rama ka publikuar fotografitë e rrugës së re që ka thënë se kjo është si rezultat i angazhimit të marrë nga mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.

    Rruga lidh gjashtë fshatra të Hasit, Kukësit, Prizrenit dhe Dragashit.

    “Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!