×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    OSBE: Të shqetësuar me aksionin e policisë në veri, Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet destabilizues

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 16:21

    Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritje veprimet që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës për mbylljen e institucioneve financiare në Veri të Kosovës.

    OSBE-ja kanë thënë se mirëpresin përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje të dakorduar për trajtimin e transaksioneve.

    “Misioni i OSBE-së ka monitoruar me shqetësim në rritje veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës kundër institucioneve financiare në komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicë Veriore”.

    Gjithashtu kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive me BE-në për të gjetur një zgjidhje brenda dialogut dhe për të shmangur veprimet destabilizuese.

    “OSBE-ja mirëpret përpjekjet e bëra nga BE-ja, si lehtësuese e dialogut Beograd-Prishtinë, për të gjetur një mënyrë të dakorduar përpara për trajtimin e transaksioneve me para të gatshme”, thuhet në reagimin e bërë në “X”.

    “Është thelbësore që të dyja palët të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive me BE-në në një përpjekje të dyfishuar për t’i zgjidhur këto çështje brenda Dialogut, për të shmangur veprimet destabilizuese dhe për t’i bërë prioritetet kryesore interesat dhe mirëqenien e banorëve të zakonshëm nga të gjitha komunitetet”, thuhet tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!