×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrotullohet një veturë në lagjen Velania në Prishtinë, lëndohet një person

    Reporteri
    22 Maj 2024 | 12:39

    Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vetaksident në rrugën “1 Tetori” në lagjen Velania në Prishtinë.

    Rastin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    E njëjta ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit është lënduar një person.

    “Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën 1 Tetori, në Prishtinë. Në aksident është e përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!