×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet e reja

    AAK-ja nuk e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e Kurtit

    Reporteri
    22 Maj 2024 | 14:26

    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij nuk e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, por kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

    Ai ka deklaruar në konferencën për medie se synim i Kurtit është që të shkohet në zgjedhje pikërisht në kohën kur diaspora vjen në Kosovë.

    “AAK nuk e mbështet shpërbërjen, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit. AAK nuk e bën këtë se kjo është një taktik me shku në zgjedhje në mes të korrikut kur mendon se e ka diasporën këtu dhe kur mendon të ikë nga përgjegjësia e dështimit që e ka bërë. Ai duhet të ballafaqohet më të gjitha Grupet Parlamentare për të gjitha dështimet që i ka pas”, tha me tjerash Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!