David Cameron po kthehet nga një udhëtim në Shqipëri në mënyrë që të mund të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit të sotëm pasdite , në vazhdën e spekulimeve se kryeministri britanik, Rishi Sunak mund të thërrasë zgjedhje të përgjithshme këtë verë, shkruan The Telegraph, përcjell Reporteri.net.
Sekretari i Jashtëm ishte në Tiranë për të diskutuar mbi politikën e emigracionit, por ai e ka ndërprerë vizitën e tij për të marrë pjesë në takimin në “Downing Street” rreth orës 16:00.
Një burim në Ministrinë e Jashtme pohoi për mediumin britanik se ata nuk e dinin se çfarë do të diskutonte kabineti.
Se Cameron ka ndërprerë vizitën e tij për t’u nis drejt Londrës, kanë raportuar edhe mediat në Shqipëri.
Thuhet se Cameron menjëherë pas konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama është kthyer për në vendin e tij, ani pse pritej që të takohej me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.