×
  • Lajme
  • Lajme / Mblidhen deputetët

    Kuvendi sot me dy seanca plenare

    Reporteri
    23 Maj 2024 | 7:35

    Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot (e enjte) në dy seanca të ndryshme.

    Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca e parë pritet të jetë vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme ku në rend dite janë disa marrëveshje ndërkombëtare dhe pritet të filloj në orën 10:00.

    Ndërsa seanca e dytë e cila në rend dite i ka 23 pika, pritet të filloj në orën 10:30.

    “3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-303 për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1,

    4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore,

    5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat””, pikat e rendit të ditës së seancës së parë, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!