×
  • Sport
  • Sport

    Mitrovicasit të “çmendur” pas basketbollit, vërshojnë pikën e shitjes së biletave

    Reporteri
    23 Maj 2024 | 11:24

    Mitrovica është definitivisht qytet i basketbollit. Në këtë qytet, interesimi për këtë sport është i jashtëzakonshëm.

    Numër i madh i tifozëve anë grumbulluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm me synimin që ta blejnë një biletë për finalen e sontme vendimtare për titull të kampionit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

    Biletat kanë dalë në shitje në orën 09:00, ndërsa tifozët e kanë vërshuan pikën e shitjes së tyre që nga ora 07:00.

    Aktualisht, Trepça dhe Ylli janë baras me ndeshje, 2-2 në serinë finale të “play-offit” të Superligës.

    Dhe, sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të vendoset titulli i kampionit, në ndeshjen që do të fillojë në orën 19:00.

    Trepça kishte dështuar në momentet vendimtare në shtëpi në dy sezonet e fundit, ndërsa këtë herë është e vendosur për ta festuar para publikut të vetë një titull që po e pret qe një kohë të gjatë.

    E atmosfera në qytetin buzë Ibrit tashmë ka nisur dhe tifozët po shpresojnë që festa do të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!