Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore.
Po ashtu në këtë seancë është miratuar edhe Projektligji nr.08/L-303 për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Seanca e Kuvendit është duke vazhduar.
Marrëveshjet ndërkombëtare kanë mbetur tash e një kohë të gjatë të pa miratuara. Por zhbllokimi u bë javën e kaluar, kur kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza bëri të ditur se kjo parti do t’i votojë Marrëveshjet Ndërkombëtare.
Zhbllokimi i votimit të këtyre Marrëveshjeve Ndërkombëtare vjen pas takimit të javës së kaluar që patën kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ku u bisedua për çështjet legjislative dhe për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje. /Reporteri.net/
PDK-ja ia plotëson kushtin Kurtit, do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.