Një burrë dyshohet se është rrëmbyer në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Prishtinë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima ka kërkuar ndihmën e organeve të rendit duke thënë se dy persona të panjohur e kanë futur me dhunë në veturën e tyre.
Sipas dëshmisë së viktimës, njëri prej të dyshuarve ka pasur me vete një thikë.
Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Rrëmbim’, teksa po vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur. Sipas viktimës njërit prej të dyshuarve ka pasur në dorë një thikë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se shihej se kishte lëndime. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, njofton Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.