×
  • Lajme
  • Lajme / Prishtinë

    Përparim Rama thotë se nuk është kërcënuar, policia të kundërtën

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 13:30
    Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar se është kërcënuar pasi Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për kërcënim ndaj Ramës dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal.

    “Mediet kanë raportuar një kërcënim ndaj meje si Kryetar i Kryeqytetit. Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta., ka shkruar Rama në “Facebook” referuar lajmeve që mediat në Kosovë kanë publikuar të premten me burim nga Policia e Kosovës.

    Megjithatë, Policia përmes raporti 24-orësh ka thënë të kundërtën.

    “Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Gjatë ditës edhe përfaqësuesit e banorëve të Kalabrisë, kanë kërkuar lirimin e bashkëqytetarit të tyre, Bastri Tërnava, i cili u përmend si i arrestuari për kërcënimin ndaj Ramës.

    Milot Krasniqi, kryetar i bashkësisë lokale në Kalabri  ka thënë se Tërnava nuk ka kërcënuar po vetëm ka cituar fjalët e kryetarit Përparim Rama, shkruan gazeta onlien Reporteri.net.

    “Dje na është arrestu një aktivist i lagjes, Basri Tërnave me arsyetimin e e kërcënu kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal. Ai i ka citu vetëm fjalët e kryetarit, Përparim Rama. Neve na është bë një e padrejtë, na është anulu një plan dhe mohu e drejta jonë për me u zhvillu. Koeficienti 2.4 nuk na përmbush këtë plan. Me planin e ri që e ke propozu, nuk e kemi pa”, tha ai ndër të tjera.

    Banorët e “Kalabrisë” kërkojnë lirimin e bashkëqytetarit të tyre, thonë se ai nuk e kërcënoi Përparim Ramën

    Banorët e lagjes Kalabria kanë protestuar sot para Komunës, teksa më pas përfaqësuesit e tyre janë lejuar të futen edhe në seancë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!