×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Maqedonci takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për fazën e tranzicionit të FSK-së

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 13:55

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özcan Ulutaş.

    Maqedonci tha se e ka njoftuar komandantin e KFOR-it për fazën e tranzicionit ku gjendet FSK.

    “Gjatë bisedës me komandantin shpreha mirënjohje për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit. Po ashtu komandantin e njoftova rreth fazës në të cilën jemi sa i përket implementimit të Planit Gjthëpërfshirës të Tranzicionit si dhe zhvillimin e FSK-së”, ka njoftuar Maqedonci.

    Ai tha se edhe Ulutaş shprehu kënaqësinë e tij “për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!