×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Barcelona e shkarkon Xavin

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 14:09

    Tashmë është çdo gjë zyrtare. Barcelona i ka ndarë rrugët me trajnerin Xavi Hernandez.

    Ishte një komunikatë e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta që njoftoi se ndeshja ndaj Sevillas do të jetë e fundit për Xavin në krye të shtabit teknik të katalonasve.

    Takimi u zhvillua në Ciutat Esportiva Joan Gamper dhe nënkryetari sportiv, Rafa Yuste, dhe drejtori sportiv, Anderson Luís de Souza, Deco, ishin të pranishëm atje, së bashku me ndihmësit e Xavi, Òscar Hernández dhe Sergio Alegre.

    “FC Barcelona dëshiron të falënderojë Xavi për punën e tij si trajner, i cili i shton një karrierë të pashembullt si lojtar dhe kapiten skuadre dhe i uron atij fat”, thuhej ndër tjera në njoftim.

    Xavi Hernández do ta drejtojë ndeshjen e tij të fundit si trajner i klubit këtë të dielë në Sevilje.

    Sipas raportimeve, Hansi Flick është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Barcelonës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!