×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    GJND-ja ia ndalon Izraelit të sulmojë qytetin Rafah në Gaza

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 16:36

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka marrë vendim se Izraeli duhet të ndalojë ofensivën ushtarake në qytetin Rafah të Gazës, raporton BBC.

    Afrika e Jugut ii ka kërkuar GJND-së që të urdhërojë masën emergjente, duke u arsyetuar se ofensiva e Izraelit në Rafah është operacion “gjenocidal” dhe kërcënon mbijetesën e popullit palestinez.

    Izraeli më parë ka deklaruar se ofensiva në Rafah është kyç në mposhtjen e Hamasit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    GJND-ja mund të marrë vendime ligjërisht të obligueshme në rastet mes shteteve, mirëpo ka shumë pak mundësi që të detyrojë realizimin e urdhrave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!