×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli tërheq trupat e pajetë të tri pengjeve në Gaza

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 17:29
    Shkatërrimet në Rripin e Gazës. 22 nëntor 2023 | Foto: AFP

    Trupat e tri pengjeve, që u vranë më 7 tetor, janë tërhequr nga Gaza, njoftoi më 24 maj ushtria izraelite.

    Trupat e Hanan Yablonka, Michel Nisenbaum, dhe Orion Hernandez Radoux u gjetën dhe familjarët e tyre janë informuar. Ushtria tha se ata u vranë në ditën kur u sulmua Mefalsimi dhe trupat e tyre u dërguan në Gazë.

    Njoftimi vjen më pak se një javë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte gjetur trupat e tri pengjeve të tjerë izraelitë të vrarë më 7 tetor.

    Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor. Gjatë sulmit, radikalët e Hamasit vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

    Rreth gjysma e pengjeve janë liruar që atëherë, shumica përmes këmbimit me të burgosurit palestinezë që mbaheshin nga Izraeli, gjatë armëpushimit njëjavor nëntorin e vitit të kaluar.

    Izraeli thotë se afër 100 pengje ende po mbahen në Gazë, përfshirë edhe trupat e afër 30 pengjeve të vrarë.

    Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë mbi 35.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!