Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar të premten se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy nuk ka legjitimitet pasi i ka skaduar mandati pesë vjeçar, raporton Reuters.
Ai ka thënë se pushteti i Zelenskyyt do të ishte pengesë ligjore nëse Rusia dhe Ukraina vazhdojnë bisedimet e paqes, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nga lufta me Rusinë, Zelenskyy nuk ka mbajtur zgjedhje ani pse i ka skaduar mandati. Të gjithë në Ukrainë janë të pajtimit se është vendimi i duhur në kohë lufte.
Ndërkaq, Putini është shprehur i gatshëm të ndalë luftën në Ukrainë nëse negociohet armëpushimi me të cilin do të njiheshin vijat aktuale të frontit të luftës, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, duke përmenduar katër burgime.
Mirëpo në një konferencë gjatë vizitës në Bjellorusi, Putini ka thënë se statusi i Zelenskyyt është problematik.
“Por me kë të negociojmë? Kjo është pyetja… natyrisht se e dimë se legjitimiteti i kryetarit të shtetit ka marrë fund”, ka thënë Putini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.