×
  • Lajme
  • Lajme / Emisari italian

    Tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit, temë diskutimi mes Osmanit dhe ambasadorit italian

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 20:08

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të premten në takim ambasadorin e Republikës italiane në Kosovë, Antonello De Riu.

    Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit.

    Në takim u diskutua edhe për kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, me ç’rast Presidentja Osmani vlerësoi lartë angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë drejtim.

    Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin për bashkëpunimin të ngushtë me Italinë dhe ka ripotencuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!