×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi

    Osmani dhe Fondi për Zhvillim i Katarit flasin për projekte mbi shëndetësinë dhe mbështetjen e veteranëve të UÇK-së

    Reporteri
    25 Maj 2024 | 8:28

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar gjatë ditës së djeshme me zyrtarë të Qatar Development Fund ku u diskutua mbi mbështetjen e projekteve në fushën e shëndetësisë.

    Sipas njoftimit të presidencës, në takimin i cili u zhvillua me iniciativën e Osmanit, u fol edhe për mbështetjen e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, për projekte të turizmit malor e projekte të tjera investive.

    Përveç takimit me Presidenten Osmani, delegacioni i Qatar Developement Fund, nën shoqërimin e Këshilltares së Presidentes, Znj. Donika Kadaj Bujupaj, janë takuar edhe me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Arben Vitia; Kryetarin e Kryeqytetit Z. Përparim Rama; kryetarin e Komunës së Istogut  Z. Ilir Ferati; Kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Z. Fadil Shurdhajn”, thuhet në njoftimin e presidencës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!