Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një lokal në Ferizaj, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas njoftimit të Policisë, minuta më herët, ai kishte kryer vjedhje edhe në katër lokale të tjera.
“Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të rrugës ‘Gjon Serreqi’ dhe kanë arritur që ta rrethojnë zonën dhe lokalin, ndërsa në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin E.D, mashkull, shtetas i Shqipërisë, i moshës 28 vjeçar dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Në orën 09:00, disa qytetarë kanë raportuar edhe katër raste të “vjedhjeve të rënda” në lokale, të cilat dyshohet se i ka kryer 28-vjeçari në rrugët “Enver Topalli”, “12 Qershori” dhe “Gjon Serreqi”.
Ai po dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në disa raste të tjera të “vjedhjeve të rënda” në Ferizaj.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.