Skuadra e Bayer Leverkusenit arriti fitore minimale 1:0 ndaj Kaiserslautern në Kupën e Gjermanisë me golin e vetëm të shënuar nga Granit Xhaka.
Dhe pikërisht për këtë gol të Xhakës dhe këtë sukses historik ka reaguar babai i futbollistit, Ragipi.
“Me shumë krenari dhe emocion dua ta urojë birin tim Granitin pasi fitoi Kupën e Gjermanisë me Bayer Leverkusen. Me një gol të jashtëzakonshëm, ai e drejtoi skuadrën e tij drejt fitores dhe na bëri të gjithëve të ndjehemi të bekuar. Granit, je një kampion i vërtetë dhe inspirim për të gjithë. Mburrem me ty për çdo të arritur tënde. Urime nga zemra për këtë arritje të mrekullueshme”, shkruhet në postimin e Ragip Xhakës.
Kujtojmë që ky ishte titulli i dytë gjatë këtij sezoni për Granit Xhakën me ekipin e Leverkusenit. Përveç Kupës së Gjermanisë, Leverkusen fitoi edhe titullin e Bundesligas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.