Ushtria izraelite, tha se sirenat janë lëshuar në Tel Aviv dhe pjesë të izraelit qendror të dielën.
Kjo shënon herën e parë që raketat janë hedhur në qytet që nga fundi i janarit.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, tha të dielën se tetë raketa u hodhën nga zona Rafah në jug të Gazës dhe kishin kaluar në Izrael.
IDF tha se “një numër predhash” ishin kapur.
Hamasi mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ata kishin shënjestruar Tel Avivin me një “breshëri të madhe raketash” në përgjigje të “masakrave izraelite kundër civilëve”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Sulmi tregon se Hamasi ruan aftësinë për të lëshuar raketa me rreze të gjatë, pavarësisht shtatë muajve të ofensivës izraelite në Gaza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.