Bayer Leverkusenit ka arritur në qytetin e saj sot gjatë ditës dhe mënjeherë është nisur drejt stadiumit “BayArena”, ku edhe i ka festuar bashkë me tifozët titujt e festuar sivjet, atë të kampionit në Bundesliga dhe Kupa e Gjermanisë.

Lojtarët e klubit gjerman përfshirë edhe Granit Xhaka, prezantuan dy trofetë e fituara brenda këtij sezoni.

Sivjet, “farmacistët” e drejtuar nga Xabi Alonso, bënë histori duke humbur vetëm një ndeshje nga 53 sosh gjatë këtij edicioni.

Reklamë