×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i AAK-së

    Votimi në AP të NATO-s, Haradinaj: Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 10:39

    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova sot në Asamblenë Parlamentare të NATO’s synon që ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar.

    “Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë. Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate.”

    Postimi i tij:

    Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë. Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate.

    Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë, që do të ishte një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë.

    Qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik, që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, me ushtritë e botës demokratike të udhëhequr nga Amerika.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!