×
  • Lajme
  • Lajme / Thirrja për zgjedhje të parakohshme

    PDK: Shtatori duhet ta zë Kosovën me qeveri të re e me kryeministër të ri

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 11:42

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë që mosmbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë një dëm që do t’i bëhet Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se sa i përket shpërndarjes së Kuvendit kanë mbetur vetëm edhe dy ditë, që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor ose 7 korrik.

    Tutje ai tha se shtatori duhet ta gjejë Kosovën me qeveri të re, e kryeministër të ri që edhe e nxjerrë vendin nga sanksionet.

    “Sa i përket iniciativës për shpërndarje, jeni të njoftuar edhe për letrën e Memli Kransiqit që ia ka drejtuar partive politike, dhe rrjedhimisht konsiderojmë që mos mbajtje e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë një dëm që do t’i bëhet vendit tonë në raport nme këtë qeverisje të dobët. Vendi vazhdon të jetë nën masa nga BE-ja, në anën tjetër dështimet në politikën e jashtme janë të njëpasnjëshme, në rrafshin e brendshëm për tri vite e gjysmë s’ëshjtë që kemi shënuar ndonjë sukses”, tha ai.

    “Sa i përket shpërndarjes së Kuvendit ka mbetur edhe dy ditë hapur ajo dritarja Kushtetuese që Kuvendit tonë ti mundësohet që zgjedhjet të mbahen me 30 qershor ose 7 korrik. Këto dy ditë do ti japin një epilog kësaj çështje. Do t’i vazhdohjmë thirrje deri në momentin e fundit, që vendi të shkojë në zgjedhje që shtatori ta zë vendin tonë në një qeveri të re, me një kryeministër të ri, me një kryeministër e nxjerrë vendin nga sanksionet dhe fillon një agjendë zhvillimore”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

    Nëse edhe këto dy ditë nuk ndodhë shpërndarje e kuvendit, Tahiri i PDK-së tha se kjo temë do të mbyllet dhe Kuvendi do të vazhdojë punën e rregullt.

    “Ajo dritarja kushtetuese veçse po mbyllet. I kemi edhe dy ditë, nëse edhe këto dy ditë ska dakordim, atëherë do të mbarohet mandati i tyre dhe zgjedhjet janë në shkurt. Nëse s’ka reflektim të partive politike, kjo temë mbyllet dhe kuvendi do të vazhdojë punën e rregullt”, tha Tahiri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!