×
  • Lajme
  • Botë

    Të paktën 35 të vrarë nga bombardimi izraelit në Rafah të Gazës

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 12:51

    Autoritetet palestineze kanë njoftuar se të paktën 35 persona kanë mbetur të vrarë nga bombardimi i disa tendave në qytetin jugor Rafah në Gaza, raporton Associated Press.

    Një numër i madh i palestinezëve janë ngujuar nëpër gërmadha, ka njoftuar ministria palestineze e Shëndetësisë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Shumica e të vdekurve janë gra dhe fëmijë.

    Bombardimi ka ndodhur vetëm dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që të ndalte ofensivën ushtarake në Rafah. Në këtë qytet janë strehuar më shumë se gjysma e 2.3 milionë palestinezëve. Numri i banorëve është shumëfishuar kur Izraeli nisi luftën ndaj Hamasit në Gaza.

    Më shumë se një milion prej tyre jetojnë nëpër tenda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!