×
  • Lajme
  • Lajme / Tërhiqet nga FSK-ja dhe KFOR-i

    Gjendet një granatë dore në fshatin Mogillë në Kllokot, dyshohet se është qysh nga paralufta

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 14:12

    Ditën e djeshme një serb në fshatin Mogillë, komuna e Kllokotit ka njoftuar se gjatë kryerjes se disa punieve në oborr, nën rrënojat e një shtëpie të vjetër të pabanuar ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetime mësohet se mjeti i dyshuar ka qenë granatë dore, e cila dyshohet të ketë qenë aty prej shumë vitesh, qysh nga paralufta.

    Mjeti i dyshuar nga vendi i ngjarës është tërhequr pa asnjë pasojë nga njësitet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it.

    Komunikata:

    Gjetje e granatës së dorës

    Gjilan, 27 maj 2024
                                                                                                                                                 
    Me datën 26.05.2024 rreth orës 11:05 ankuesi mashkull kosovar serb nga fshati Mogillë komuna e Kllokotit ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve në oborr, nën rrënojat e një shtëpie të vjetër e cila ishte e ndërtuar nga material i dobët (tulla balte dhe çati të rrënuar), shtëpi e cila sipas ankuesit ka qenë e pa banuar që para vitit 1999 ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.

    Njësitet policore relevente kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

    Nga hetimet para mësohet se mjeti i dyshuar ishte një granatë dore dhe në bazë të këqyrjes së vend ngjarjes ku është gjetur dhe gjendjes së mjetit (i ndryshkur në tersi) granata e dorës dyshohet se në vendin e ngjarjes ka qenë prej shume vitesh (dyshohet se është që nga paralufta).

    Mjeti i dyshuar nga vendi i ngjarës është tërhequr pa asnjë pasojë nga njësitet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në lidhje me rastin në fjalë është përpilohet vetëm një shënim zyrtar pasi që nuk janë gjetur elemente të kryerjes së veprimeve penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!