×
  • Lajme
  • Botë

    Rriten viktimat në Rafah, Netanyahu: Ishte një gabim tragjik

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 19:41

    Nuk kanë të ndalur vuajtjet e banorëve të Palestinës pas sulmeve të fundit izraelite. Numri i të vdekurve nga sulmi ajror në një kamp për civilët në Rafah ka shkuar në 45, duke përfshirë mbi 200 të plagosur. Informacioni vjen nga Ministrisë e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza. Ndërkohë që në gjithë Rripin e Gazës vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 66 persona.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu nxitoi ta quante aksident tragjik vrasjen e civilëve. Duke folur në parlamentin e Izraelit, Netnayahu ia hodhi përgjegjësinë Hamasit duke e etiketuar si një strategji të grupit militant.

    “Në Rafah ne evakuuam një milion banorë të paprekur dhe, me gjithë përpjekjet, dje ndodhi një aksident tragjik. Ne i hetojmë rastet dhe nxjerrim përfundime. Për ne çdo person i paangazhuar që vritet është një tragjedi, për Hamasin është një strategji”, u shpreh Benjamin Netanyahu.

    Pas sulmit izraelit, Hamasi ka ndërprerë pjesëmarrjen e delegacionit të tij për negociata me Tel-Avivin. Hamasi vendimin e tij ua ka njoftuar përfaqësuesve të Egjiptit, Katarit dhe Shteteve të Bashkuara. Më shumë se gjysma e të vdekurve ishin gra, fëmijë dhe të moshuar, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazën e drejtuar nga Hamasi, duke shtuar se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet nga njerëzit me djegie të rënda.

    Pamjet të siguruara nga Reuters tregojnë zjarrin që shpërtheu dhe njerëzit që bërtisnin në panik. OKB i ka bërë thirrje Izraelit të kryejë një hetim “të plotë dhe transparent” për civilët e vrarë në Rafah dhe “të marrë masa të menjëhershme për të mbrojtur civilët.

    Sakaq, Shtëpia e Bardhë ka vënë në dijeni opinioni publik se është në dijeni të sulmit izraelit në kampin e refugjatëve Rafah dhe po mbledh më shumë informacion për ngjarjen e rëndë. Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!