×
  • Lajme
  • Lajme / Rruga Mitrovicë-Prishtinë

    Po bënin gara të shpejtësisë, dy shoferët gjobiten me nga 400 euro dhe u merret leja për 10 muaj

    Reporteri
    28 Maj 2024 | 11:21

    Njësia e Trafikut Rajonal, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut ka identifikuar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara të shpejtësis, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ata janë hasur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, dhe të njëjtit janë gjobitur me nga 400 euro, 4 pikë negative dhe u është marrë leja për 10 muaj.

    Njoftimi:

    Ndëshkohen dy kundërvajtës për gara të kundërligjshme në trafikun rrugor

    Mitrovicë, 28 Maj 2024

    Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka identifikuar dhe ka marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

    Kundërvajtësit janë hasur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

    Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!