×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Lumir Abdixhiku mbledh sot partinë, diskutohet për zgjedhjet

    Reporteri
    28 Maj 2024 | 11:56

    Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot pasdite.

    LDK do të diskutojë për zhvillimet aktuale politike si dhe për vendimet parazgjedhore që do të ndërmarrin, sipas agjendës së siguruar nga gazeta online Reporteri.net.

    Mbledhja do të nisë në ora 18:00.

     

     

    Partitë opozitare kanë kritikuar qeverisjen e Kurtit në këto tri vite duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por PDK, LDK dhe AAK nuk po pajtohen për mënyrën se si do të ndodhë kjo.

    Derisa Partia Demokratike e Kosovës po kërkon që Kuvendi të shpërndahet, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkesë tjetër, atë të dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.

    Gjatë javës së kaluar Partia Demokratike e Kosovës ka përsëritur se 30 maji është dita e fundit, kur sipas tyre Kuvendi i Kosovës duhet të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

    Nga kjo parti opozitare, kanë propozuar edhe datat për këto zgjedhje, që janë 30 qershori ose 7 korriku.

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi javën e kaluar  u dërgoi edhe letër krerëve të partive tjera opozitare, përfshirë këtu edhe kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

    Mirëpo, në deklaratën e tyre zyrtare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se fillimisht duan që Kurti të dorëhiqet dhe se një gjë e tillë është e padiskutueshme./Reporteri.net/

    Opozita ende pa dakordim, PDK: 30 maji është dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!